“Rimëkëmbje – përdorimi i teknikave tradicionale natyrore të ndërtimit në Shqipëri”
“Rimëkëmbje – përdorimi i teknikave tradicionale natyrore të ndërtimit në Shqipëri” është një projekt 6-mujor, financuar nga Fondi i Vishegradit, i cili fillon në 1 Shkurt 2021. Projekti po zbatohet nga 6 partnerë përkatësisht Bashkia Durrës, Fondacioni HumanDoc, Shoqata Polake e Ndërtimit Natyror, Baobaby, Organica Slovensko dhe Sot për të Ardhmen partneri kryesor.
Projekti adreson çështjet e standardeve të ndërtimit dhe teknologjive të ndërtimit për ruajtjen e natyrës dhe përgjigjen më të mirë ndaj katastrofave natyrore si tërmeti, veçanërisht në zonat si ish-Këneta, Durrës. Në nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet 6.3 ballë, tërmeti më i fortë në dekada. Tronditja e kishte epiqendrën 22 km nga Durrësi, qyteti më i prekur. Sektori që reflekton nevojat më të mëdha është strehimi – pothuajse 76% e të gjitha nevojave.
Projekti synon të mbështesë rindërtimin e Ish Kënetës, pjesa më e varfër e qytetit të Durrësit, dhe të kontribuojë në cilësinë e strukturave përmes përdorimit të teknologjisë së re, d.m.th. ndërtimit natyror. Ndërtimi natyror bazohet në përdorimin e materialeve të përpunuara, natyrore, të riciklueshme (p.sh. argjila, kashta, druri). Ndërtimi me përdorimin e materialeve natyrore ul kostot dhe kohën e ndërtimit në krahasim me metodat konvencionale, dhe në të njëjtën kohë plotëson të gjitha kërkesat e ndërtimit modern.
• Projekti synon të ofrojë njohuri dhe aftësi mbi ndërtimin natyror dhe përshtatjen e tij me kushtet lokale.
• Projekti synon të ndërgjegjësojë dhe përfshijë vendimmarrësit dhe profesionistët në procesin e përdorimit të teknologjive natyrore të ndërtimit me theks në restaurimin duke përdorur materiale dhe teknologji të kursimit të energjisë, të ricikluar dhe miqësore me mjedisin.
• Projekti synon të nxisë dhe promovojë shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e mëtejshëm të ndërtimeve natyrore në vendet e Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në funksion të sfidave të paraqitura nga përparimi i shpejtë i ndryshimit të klimës.
Përmes projektit, pjesëmarrësit do të mësojnë rreth ndërtimit natyror, do të zhvillojnë një diskutim mbi materialet e disponueshme në vend dhe zgjedhjen e teknologjisë që korrespondon me kushtet dhe nevojat lokale.
Ata do të zhvillojnë një projekt specifik (punë ndërtimore me materiale natyrore) që do të zbatohet në punëtorinë e bërë në Durrës.
Për më tepër, do të botohet një Manual mbi mundësitë dhe potencialin e ndërtimit natyror në Shqipëri. Ky manual do të sigurojë informacion praktik mbi një larmi teknologjish dhe materialesh, duke përfshirë kushtet lokale dhe zbatimet në kontekstin e rikuperimit të dëmit nga tërmeti.
Deklarata mbështetëse: Projekti bashkëfinancohet nga qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë përmes Granteve të Visegradit nga Fondi Ndërkombëtar i Visegradit. Misioni i fondit është të përparojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Qendrore.