Nxitja dhe promovimi i inisiativave të grave rurale
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave Rurale, u zhvillua në Qendrën Komunitare “Sot për të Ardhmen” Ish-Kënetë, Durrës, takimi me Gratë Rurale Durrës, nga Rrjeti “Sot për të Ardhmen” në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave,UN Women Shqipëri, Bashkinë Durrës dhe Prefekturën Durrës. Në këtë takim u promovuan inisiativat e grave rurale të komunitetit migrator të zonës së Ish-Kënetës Durrës; si dhe u diskutuan mënyrat për nxitjen e bashkëpunimit të qeverisjes qendrore dhe vendore për më shumë akses dhe shërbime për gratë dhe vajzat në tregun e punës dhe sipërmjarrjes; fuqizimin e inisiativave të grupeve të grave migratore duke përdorur traditën e zonave nga vijnë, këto edhe nëpërmjet mbështetjes së UN Women në Shqipëri dhe kontributit të Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”. Takimi u ndoq edhe nga Ministi i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Z. Blendi Klosi