Konferenca Rajonale e programit SEED (Support for Educational and Employment Development)
Volkshilfe Solidarität Austri me partnerin shqiptar QZHK “Sot për të Ardhmen” zhvilloi në Shkodër konferencën finale të Programit SEED (Mbështetje për Zhvillimin e Edukimit dhe Punësimit).
Konferenca mblodhi bashkë partnerët e programit nga Austria, Serbia, Kosova, si dhe me pjesëmarrjen e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi, ambasadorit Austriak ne Shqipëri, z. Johann Satler, dhe një numër të madh përfaqësuesish nga pushtetit vendor e qendror.
Në këtë konferencë u diskutua mbi rezultatet pozitive dhe impaktin e këtij programi në vendet ku po implentohet, si dhe u diskutuan sfida për një nisje të suksesshme të fazës së dytë të programit. Arsimi profesional është sot mundësia e shumë të rinjve, vajzave dhe grave për t’u kualifikuar e për t’u bërë forcë aktive në tregun e punës, ndaj edhe bashkerendimi i punës së organizatave të shoqërisë civile dhe qeverisë, përmes këtyre programeve, duhet të vazhdojë për t’a kthyer arsimin profesional në mundësinë që të rinjtë zgjedhin për të ndërtuar te ardhmen.