Agjencia Kombëtare e Arsimit Profesional, Trajnimit dhe Kualifikimit
Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” është një partner serioz dhe mjaft profesional në fushën e hartimit të kurrikulave për formim profesional. Bazuar mbi këtë eksperiencë dhe nivel ekspertize, dy kurrikulat e hartuar nga QZHK nën programin SEED Shqipëri, ai i Bujtinave dhe kurrikula e Aftësimit për jetën dhe Sipërmarrëjen, tanimë të akredituara nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, janë lançuar nga ne si Agjenci Kombëtare e Arsimit Profesional, Trajnimeve dhe Kualifikimit, që të përdoren nga të gjithë ofruesit publik të Arsimit dhe Formimit Profesional në të gjithë Shqipërinë.