Franka – e trajnuar përmes programit SEED

    Të dish, të duash, të kesh! Sa afër dhe sa larg realitetit të një personi që pret ndryshimin janë keto shprehje. Është hyjnore të ndjesh ngrohtësinë e dorës që të tërheq duke të orientuar drejt rrugës e cila të ka humbur në oborrin e shtëpisë tënde…! Dhe kjo rrugë e kërkuar është pikërisht ajo që Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” ,na e servir jo vetëm si dritë shprese , por si mundësi reale për të realizuar nevojat imediate dhe më së shumti, të mësojmë vlerat dhe mundësitë që na ofron vendi ku ne jetojmë, për ti kthyer ato në të mirë e në shërbim të familjeve tona.
    Faleminderit ju që gjendeni pranë nesh për të na inkurajuar se dhe këtu jetohet, se dhe ne mundemi!