Prefekti i Qarkut Durrës
“Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” ofron shërbimet e saj në ndihmë të shtresave në nevojë në Durrës, duke qenë një nga bashkëpunëtorët e Institucionit të Prefektit për zbutjen e problemeve sociale. Ajo ofron shërbime publike komunitare për zonën e ish-Kënetës si suport në legalizim, kopsht, parashkollor, program edukativ për nxënësit, klub, kinema për grupet e ndryshme të komunitetit, shërbime për mbrojtjen e mjedisit, kontrollit mjekësor, qendër elektorale, vendtakim i komunitetit me institucionet shtetërore, i rrjetit kundër dhunës në familje etj. Në mënyrë periodike, Institucioni i Prefektit zhvillon me “Sot për të Ardhmen” aktivitete të përbashkëta si aksione komunitare, fushata ndërgjegjësimi qytetar e institucional”
(Prefekti i Qarkut Durrës)