8 Mars – Dita Ndërkombëtare e Gruas

    8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas 

    Dita Ndërkombëtare e Gruas (8 mars) është një ditë botërore që celebron arritjet sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të grave. Dita shënon gjithashtu një thirrje për veprim për përshpejtimin e barazisë gjinore.

    Dita Ndërkombëtare e Grave i ka fillesat e saj qysh në fillim të viteve 1900, nga aktivitetet e lëvizjeve të punës në Amerikën e Veriut dhe në të gjithë Evropën. Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë kolektive e celebrimit global dhe një thirrje për barazi gjinore. Kjo ditë ka të bëjë me unitetin, festimin, reflektimin, avokimin dhe veprimin. Dita Ndërkombëtare e Gruas po ndodh për më shumë se një shekull – dhe vazhdon të rritet.

    “Historia e luftës së grave për barazinë nuk i përket asnjë feministeje të vetme, dhe as një organizate, por përpjekjeve kolektive të të gjithë atyre që kujdesen për të drejtat e njeriut” – Gloria Steinem, aktiviste, feministe, gazetare, politike.

     


     

    8 mars 2018

    Tiranë – MANiFEST “BARAZI DHE DINJITET!”

    Manifest i shoqërisë civile me sloganin “Barazi dhe Dinjitet”, manIfest për më shumë të drejta. Rrjeti “Sot per te Ardhmen” kontriboun dhe punon çdo ditë kundër dhunës me bazë gjinore, për edukimin e grave dhe vajzave, për fuqizimin e ekonomik të tyre dhe krijimin e mundësive për punësim. Ne besojmë fort se informimi, edukimi dhe ndërgjegjësimi i gjithë shoqërisë, por mbi të gjitha i grave dhe vajzave, do të thotë më shumë Gra te Arsimuara, Gra të Fuqizuara, Ulje të numrit të Martesave të Hershme dhe Minimizim të Rasteve të Dhunës.

                     Street Action – Shënjimi i rrugëve me logon e “8 Marsit”

    Aktivistë e vullnetarë të Rrjetit “Sot për të Ardhmen” përmes aksioneve ne rrugë, shënjuan disa vende publike me logon e 8 Marsit dhe slogane si:
    #Respekt
    #DhunaVret
    #Barazi
    #KushteRrehs’tedo


    Durrës –  StreetArt përmes Grafiteve Murale

    Grupi vullnetar i të rinjve dhe grupi aktivist i grave realizuan grafite me mesazhe në kuadër të 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, mesazhe të thjeshta që thërrasin kundër dhunës ndaj gruas e pro fuqizimit të saj dhe slogane :

    #DhunaVret,
    #Burriivertetes’rreh,
    #Aiqetedo,S’terreh etj.

                    Trajnim dhe fushata ndërgjegjësimi pranë shkollave të mesme dhe 9 – vjeçare

    Pranë shkollave të mesme dhe 9 -vjeçare të qytetit të Durrësit u zhvilluan trajnime dhe aktivitete ndërgjegjësuese me nxënës dhe mësues, mbi nevojën dhe veprime drejt barazisë, për të parë përpara dhe për të zhdukur hendekun gjinor. Edukojmë të rinjtë sot, për të rritur që respektojnë gruan nesër.

     

    Pukë – Manifestojmë përmes mesazheve

    Të rinjtë vullnetarë shpërndan në rrugët e qytetit fletë informative mbi të drejtat e grave, si se ku mund të kërkojnë ndihmë në rast shkeljeje të këtyre të drejtave. Përposë kësaj në institucione të si: bashkia, gjykata, shëndetësia, DAR, janë vendosur pankarta me mesazhe mbi të drejtat e grave dhe vajzave. Mesazhe u dhanë edhe nga aktivistë, përfitues dhe anëtarë të komunitetit.


    8 mars 2017

    Tiranë – UNË JAM SUPERGRUA

    Më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas “Sot për të Ardhmen”, së bashku me organizata të ndryshme të shoqërisë civile, përfaqësues diplomatik si dhe aktivistë të shumtë manifestuan në Sheshin “Nënë Tereza” për respektimin e të drejtave të gruas, arritjen e drejtësisë dhe barazisë gjinore, si dhe kundër çdo lloj diskriminimi e forme dhune ndaj gruas.

     

    Durrës – MANiFESTO – Kontribuo dhe TI
    Gjatë 8 Marsit në Durrës, në sheshin qëndror të qytetit, u organizua një panair gjithëpërfshirës për fuqizimin ekonomik të grave dhe ndërgjegjësim, nëpërmjet të cilit partnerë të ndryshëm synuan të japin kontribut për të shtuar të ardhurat që do të shkojnë për fuqizimin ekonomik të grave përmes blerjes së produkteve në panair.

     

    Pukë – MANiFESTO MARSHO

    Qendra Komunitare Pukë në bashkëpunim me Levizjen Rinore Pukë organizoi një marshim në qytet për më shumë të drejta, barazi, paqe dhe drejtësi për gratë. Në këtë dite reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajnë një rol të rëndësishëm.

     


    8 mars 2016

    SPORT FOR CHANGE – BREAKING STEREOTYPES!

    Me rastin e 8 marsit –Ditën Ndërkombëtarë të Gruas, për të sjellë sëbashku aktorë të ndryshëm si: qytetarë, institucione shtetërore e publike, qeverisjen qendrore e vendore, institucione ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile etj me qëllim kontributin e mëtejshëm dhe konkret për kauzën e barazisë gjinore, këtë kauzë të drejtë dhe të rëndësishmë, jo vetëm për gratë, por për të gjithë shoqërinë, QZHK “Sot për të Ardhmen” organizoi një mini-ndeshje miqësore futbolli.

    ?#?Planet 5?/5??: Planeti ynë

     


    8 mars 2015

    8 Marsi 2015 – MANIFEST ndryshe – koncert lirik “Tinguj Kundër Dhunës”.

    QZHK “Sot për të Ardhmen” solli edhe një herë himnin e Barazisë Gjinore “Zbrite Diellin” në këtë Koncert Gala, nga ambasadorja e Barazisë Gjinore, soprano Ardita Meni, dhe me mbështetjen e United Nations Albania,
    Koncerti përmes fuqisë së muzikës klasike përcolli një mesazh të rëndësishëm:”Fuqizimi i Gruas – Fuqizim i gjithë Njerëzimit. Imagjinojeni atë!”

    Ajo mbrëmje ishte një natë e paharrueshme që u çel nga kënga himn “Zbrite Diellin” kënduar nga 13 amabasadorët e Barazisë Gjinore.

    Në koncert performuan gjithashtu artistët e mëposhtëm:

    Ardita Meni-Soprano, Maria Krylova- soprano e njohur nga Rusia, Kastriot Tusha-një tenor i njohur Shqipëtar e Valmir Xoxa- Dirigjent


    8 mars 2014

    MANiFEST sëbashku për të Drejtat e Grave

    në qytetin e Durrësit u zhvillua në sheshin Taulantia një MANiFEST – ku Ambasadorët e Aktivizmit për Barazinë Gjinore, kënduan së bashku himnin “Zbrite Diellin”, mbështetur nga aktorë të teatrit “Aleksandër Moisiu” të cilët recituan poezi dedikuar rolit të gruas si dhe u zhvillua një paradë, ku djem ecën me këpucë të kuqe në simbol të lëvizjes “Të ecësh në këpucët e saj”. MANiFESTI u shoqërua me Mesazhe mbi barazinë gjinore dhe të drejtat e grave u dhanë edhe nga përfaqësues të lartë të shtetit, institucioneve të rëndësishme, Ambasadorë, shoqëri civile, qytetare etj, të cilët morën zotimin për të vazhduar më tej misionin në qytetin e Durrësit.

     

    8 Mars Parlament

    Backstage Manifest 2014

    Manifest se bashku per te drejat e grave

    Mimozat e nje simboli

    Postera Manifest

    8 Marsi 2014 Puke