Fushata 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore
16 ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore është një fushatë ndërkombëtare e cila zhvillohet çdo vit, duke filluar nga 25 Nëntori (Dita Ndërkombëtare e Eleminimit të Dhunës ndaj Grave) deri më 10 Dhjetor (Dita Ndërkombëtare e Të Drejtave Të Njeriut), duke përfshirë data të tjera të rëndësishme. Fushata e 16 ditëve përdoret si një strategji organizimi nga individë dhe grupe në tërë botën për eleminimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave. Është krijuar nga Instituti I Parë i Lidershipit Global të Grave, të koordinuar nga Qendra për Lidershipin Global të Grave në vitin 1991.
Rrjeti “Sot për të Ardhmen” që në krijimin e tij e ka përkrahur dhe udhëhequr këtë fushatë në të gjithë Shqipërinë, si në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Shkodër, Pukë, Elbasan etj Qëllimi i kësaj fushate është arritja e barazisë gjinore, fuqizimi i grave dhe ushtrimi i plotë i të drejtavetë tyre, ndër të cilat liria nga dhuna duhet të jetë një element thelbësor.
Moria e aktiviteteve të zhvilluara ndër vite kanë synuar: promovimin e barazisë gjinore dhe partneritetit midis burrave dhe grave në shoqëri, komunitet e familje; ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi rëndësinë e të qenit të gjithë së bashku në të njëjtin drejtim për të luftuar fenomene të tilla sociale, si dhuna me bazë gjinore.
Rrjeti “Sot për të Ardhmen” vlerëson se dhuna mund të luftohet vetëm përmes promovimit të barazisë gjinore në shoqëri, komunitet dhe në familjet, përmes mobilizimit të të rinjve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, fuqisë së artit dhe medias, përfshirjes së figurave publike dhe ambasadorëve të vullnetit të mirë kundër dhunës me bazë gjinore. Nën këtë parim Rrjeti “Sot për të Ardhmen” sjell Himnin Kombëtar kushtuar Barazisë Gjinore “Zbrite Diellin!”, një thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ky himn përcillet nga zëra të njohur të artit shqiptarë të cilët edhe janë rreshtuar në anën e aktivistëve të kauzës, nën emrin Ambasadorët e Vullnetit të Mirë.
2017 “Unë jam një grua, cila është superfuqia jote?!”
Fushata 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore këtë herë erdhi si një kombinim i eventeve, ekspozitave ndërgjegjësuese, instalacioneve, ndarjes së fletëve informative, dëshmive, medias televizive dhe asaj të shkruar, edukimit përmes bashkëmoshatarëve, apo informimit dhe ndërgjegjësimit në bashkëpunim edhe me të tjera organizata.
24 nëntori, shënoi edhe hapjen zyrtare të fushatës me eventin “Hiqe maskën, FOL!”, nën moton “Mos lërë pas askënd! Fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.” Çelja e fushatës u bë pranë QZHK “Sot për të Ardhmen” – Durrës, nën kujdesin e veçantë të znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbështetjes Sociale. Qëllim kryesor ishte që të gjithë, viktima apo dëshmitarë të dhunës me bazë gjinore, të guxojnë të flasin hapur përtej “maskave të bukura” që mban çdo ditë. Ndarja e historive reale të grave dhe fëmijëve, të mbijetuar ndaj dhunës në familje, synoni promovimin e modeleve pozitive për të gjithë viktimat e dhunës të thyejnë cilklin e dhunës. 40 rastet e përshkruara përmes maskave ishin raste reale të mbështetura nga QZHK “Sot për të Ardhmen” gjatë vitit 2017. Çdo maskë kishte 2 kahe, anën e bukur që shfaqet në publik, dhe anën e errët, ku shfaqej historia e dhunës.
Përposë aktiviteteve të zhvilluara pranë qendrave komunitare apo shkollave, një tjetër event i rëndësishëm ishte edhe ekspozita e mashkave e zhvilluar mnë Tiranë, pranë Qendrës Rinore, ku morën pjesë të rinj nga Shkolla e Mesme “Aleks Buda”, shkollat e mesme “Kushtrimi i Lirisë” e “Avni Rustemi” si dhe DRFPP Nr. 1
2016 “Ngritja e fondeve për viktimat e dhunës”
Fushata e këtij viti u fokusua në promovimin e barazisë gjinore dhe partneritetit midis burrave dhe grave në shoqëri, komunitetin dhe familjet, në qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Pukës përmes mobilizimit të të rinjve, ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, ngritjes së fondeve për fuqizimin e grave dhe vajzave – viktima të dhunës në familje.
“Vëri gishtin kokës! Jo më dhunë! – Ngritja e fondeve për viktimat e dhunës” aktiviteti u zhvillua në ambientet e Qendrës Tregtare TEG, në një të shtunë (një ditë ku pjesëmarrja e njerëzve në këtë qendër është shumë e lartë) ku shumë vizitorë, nxënës dhe studentë, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të agjencive kombëtare dhe ndërkombëtare, nga institucionet publike, mediat etj.
2015 “Manifest 5? / 5?”
Man-I- fest
Hapja e fushatës më 25 nëntor u organizua në Sheshin “Skënderbej”, pasdite në mbrëmje vonë, me tubimin e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, agjencive kombëtare dhe ndërkombëtare, qeverisë dhe institucioneve, medias etj. Pas ndezjes së Tiranës PORTOKALLI, MANiFEST filloi me mesazhet e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Blendi Klosi, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj dhe zëvendësministrave të tjerë, Ambasadores së Komisionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadës së Suedisë dhe Çekisë etj. Katër titullarë të Ekipit Kombëtar: Lorik Cana; Armando Sadiku; Etrit Berisha; Sokol Cikalleshi – Ambasador i Vullnetit të Mirë – ndanë mesazhet e tyre të dedikuara për barazinë gjinore. Eventit ju bashkuan edhe shumë organizata të tjera të shoqërisë civile.
Ky manifestim është bër traditë në Shqipëri për promovimin e barazisë gjinore, partneritetin midis gjinive dhe vlerave familjare. Pavarësisht kësaj, Manifest është një ngjarje që rritet dhe risillet çdo vit me detaje të reja si dhe duke përfshirë aktorë të rinj pa ndryshuar identitetin e saj.
Aktivitete masive janë zhvilluar edhe në Lezhë, Pukë dhe Durrës.
2014 “Zbrite diellin dhe bëjeni lagjen tuaj Portokalli” – MANiFEST “
5? / 5? N’BLLOK fushatë e zhvilluar në lokalet dhe klubet e zonës së ish-Bllokut dhe jo vetëm. Koncepti që u promovua gjatë 16 ditëve të fushatës, ishte se bota duhet të jetë 5? / 5? në krijimin e mundësive të barabarta, zhdukjen e barrierave dhe nxitjen e solidaritetit duke qenë të bashkuar dhe jo kundër njëri-tjetrit: Në N’bllok sepse është zemra e Tiranës dhe e Shqipërisë dhe duke qenë N’bllok sepse ne jemi TOK (Së bashku). Të gjitha vendet u shënuan me 5? / 5? N’bllok dhe si vende të sigurta për gratë dhe vajzat, vende që promovojnë aleancën midis burrave dhe grave.
Në këtë fushatë, të gjithë njerëzit që ndiheshin, vepronin dhe përcillnin rreze portokalli, iu bashkuan këtyre eventeve për të festuar dhe për të përcjellë mesazhet e tyre të vullnetit të mirë dhe të barazisë mes gjinive, kundër dhunës me bazë gjinore, për të inkurajuar njerëzit që të bashkojnë forcat për t’i dhënë fund dhunës gjinore dhe për të kënduar së bashku me Ambasadorët e Vullnetit të Mirë himnin “Zbrite Dielli!”.
2013 “Dhuna nuk është zgjedhje. Bëni zgjedhjen tuaj: Bëhu promotor dhe aktivist i barazisë gjinore! “
Dita Portokalli në hapjen e fushatës “16 ditë kundër dhunës me bazë gjinore” mblodhi së bashku Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së, përfaqësuesit e UNDP-së, UN Women dhe agjencitë e tjera të OKB-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, artistët dhe aktivistët e shoqërisë civile, mediat dhe publikun e gjerë në “Orange Tirana “. Aktiviteti u organizua si një ngjarje artistike përmes një qasjeje të kombinuar të përdorimit të simboleve të artit dhe të mesazheve. Një instalim artistik që simbolizonte ditën e portokalltë, ishte fokusi i aktivitetit dhe objekt i cili inkurajonte qytetarët që të vendosnin aty mesazhet e tyre për ditën. Paralelisht me ngjarjen në Tiranë, u organizua Dita Portokalli edhe në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit
Fushata u përmbyll në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut me MANIFEST “Nga Paqja në Shtëpi në Paqe në Botë”. Ky aktivitet u organizua si një ngjarje artistike përpara Piramidës. Ky event ishte e para veprimtari ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese në Shqipëri, organizuar me një qasje të tillë inovative për kontekstin shqiptar. Të pranishëm në MANIFEST e që ndan mesazhet e tyre për fushatën ishin Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve, Koordinatori e Përhershëm të OKB-së, përfaqësuesit e UNDP, Qeverisë suedeze dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë etj. Në këtë event u lançua për herë të parë Himni Kombëtar kushtuar Barazisë Gjinore “Zbrite Diellin!”, një thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, himn i realizuar nga Adrian Hila e Pandi Laco, me këngëtarët – ambasadorë kundër dhunës: Rosela Gjylbegu, Renis Gjoka, Ardita Meni, Olta Boka, Emi Bodgo, Era Rusi, Erik Lloshi, Lind Islami, Jorgji Bello, Gerald Murrja etj
Behu Kavaliero
E per7tshme
Orange Party Cavaliero
Orange Party My Way
Shkolla e mesme Sami Frasheri
Shkolla e mesme 26 Marsi ,Kavaje
Splash your message
Whiskey Bar