FTESË PËR OFERTË
Emri QZHK “SOT PER TE ARDHMEN”
Adresa Lagja 3, Durrës
E-mail: info@cdc-tff.org
Afati i dorëzimit të ofertës 13.07.2023
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 13.07.2023 , në adresën e e-mailit: info@cdc-tff.org ose në adresën postare Lagja 3, Durrës.
Specifikimet teknike per sherbim transporti:
Për këtë projekt, QZHK “Sot për të Ardhmen” do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme.
| Nr | Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ |
| 1 | Te ofroj mjet transporti |
| 2 | Transport per te pakten 43 persona |
| 3 | Mjet transporti te sigurte |
| 4 | Kushte komode transporti |
| 5 | Transporti do sherbej per transportin e femijeve |
| 6 | Ajer i kondiconuar |
Specifikime te pergjithshme teknike:
- Shërbimi i transportit duhet të jetë i disponueshëm gjatë orarit të caktuar.
- Itinerari persa i perket aktivitetit eshte i percaktuar si me poshte:
- Rajoni i Policise-Stadiumi
- Shkolla Qemal Mici
- Rrethrrotullimi 1 i kenetes
- Rrethrrotullimi 2 i kenetes
- Nishtulla
- Shkolla Hasan Koci,Shkozet
3.Transporti fillon ne oren 8:00-13:30
Specifikime teknike per makina me qira:
Për këtë projekt, QZHK “Sot për të Ardhmen” do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme.
Specifikime te pergjithshme teknike:
- 1Makina të ketë kapacitet vendesh 4+1 dhe kushte të mira operimi.
- Të na ofrojnë besushmëri dhe siguri në udhëtim,
- Siguracioni dhe taksat te jenë të përfshira në çmim.
- Kujdesi që automjeti të jetë “ready to go” duke na ofruar nje shërbim të shpejtë dhe cilësor.
Ofruesi i shërbimit duhet të jetë i përgjegjshëm ndaj çdo ndryshimi ose kërkese nga klienti në lidhje me kohën e shërbimit ose detaje të tjera.
Ofruesi i shërbimit duhet të ketë një strukturë çmimi të qartë dhe transparente, duke përfshirë çdo tarifë ose tarifë shtesë.
Ofruesi i shërbimit duhet të sigurojë që stafi i tyre të jetë i trajnuar.
Kontratat do të lidhen të vecanta për secilin shërbim të kërkuar
Kushte të përgjithshme:
- Subjektet duhet të jenë të regjistruar dhe licensuar rregullisht dhe të kenë në objekt veprimtarie ofrimin e shërbimeve të kërkuara;
- Preferohen subjekte të regjistruar me aktivitet në territorin e bashkisë Durrës.
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës info@cdc-tff.org brenda datës 13.07.2023 ose në adresën postare Lagja 3, Durrës.
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Ne momenti e aplikimit paraqesni oferten tuaj.
Ofertuesi i shpallur fitues do te paraqese listen e dokumenteve si me poshte para lidhjes se kontrates:
1. Emri dhe adresa e kompanisë / Ekstrakt Historik nga Regjistri Tregtar:
• Emri i kompanisë:
• Adresë:
• Email:
• Tel.:
• NIPT:
2. Deklaratë mbi konfliktin e interesave
3. Vertetim qe nuk ka detyrime tatimore
Vleresimi i ofertave
– Vleresimi i ofertes teknike
Oferta teknike do te analizohet bazuar ne termat e references
– Vlersimi i ofertes financiare
Ofertat që tejkalojnë buxhetin maksimal të disponueshëm për kontratën do të eliminohen.
Cmimi më i ulët ndër ofertat e kualifikuara shpallet fitues.
Kushtet e pageses
Sipas rregullave të prokurimit pagesa do te behet përmes llogarisë rrjedhëse pas prezantimit te faturës origjinale, ose cash brenda limiteve te percaktuara ne legjislacinin Shqiptar. (kushtet e sakta të pagesës mund t’i nënshtrohen negociatave të mëtejme).
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike info@cdc-tff.org
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës të publikuar këtu, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike: info@cdc-tff.org.




