Deklarata e Përbashkët e OSHC-ve, aktivistëve dhe ekspertëve gjinorë të Ballkanit Perendimor dhe Turqisë_COVID-19
Asnjë qeveri kombëtare dhe/ose vendore nuk mund të luftojë pandeminë e vetme. Luftimi i pandemisë në mënyrë të efektshme nënkupton luftimin nëpërmjet solidaritetit shoqëror.
Situata e vështirë e pandemisë Covid-19, urgjenca dhe niveli i përgjigjshmërisë në reagim të shteteve të Ballkanit Perendimor dhe Turqisë, nxiti përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, aktivistë dhe ekspertë gjinorë të organizonin konsultimin nënrajonal, ashtu si dhe në rajone të tjera, mbështetur nga UN Women.
42 aktivistë diskutuan sfidat dhe prioritetet nga perspektiva gjinore ndaj grupeve të cënueshme, si dhe ngritën me shqetësim nevojën për përgjegjshmëri të qeverive për mos thellimin e pabarazive ekzistuese të grave dhe grupeve të margjinalizuara. U theksua nevoja që shoqëria civile, organizatat dhe grupet e grave, aktivistë dhe aktorë të tjerë që janë në linjën e parë të frontit, të përfshihen në politikat dhe masat për reagim të koordinuar drejt zgjidhjeve novatore, të efektshme dhe afatgjata.
Mesazhe dhe rekomandime për bashkëveprim të koordinuar dhe marrjen e masave urgjente janë pjesë e Deklaratës së Përbashkët për vendet e Ballkanit Perendimor dhe Turqisë.
Gjeni në Link: