Zgjedhjet Vendore 2015
Përpos angazhimit për të lobuar dhe advokuar për çështje që i përkasin prioriteteve të drejtpërdrejta të punës së “Sot për të Ardhmen”, angazhimi në mirëqeverisje dhe bashkëpunim institucional shtrihet në sigurimin dhe ushtrimin e të drejtës qytetare drejtëpërsëdrejti në qeverisje si e drejta e votes.
Në kuadër Koalicionit per Zgjedhje te Lira e te Ndershme e Democraci te Qendrueshme, “Sot per te Ardhmen” trajnoi 90 vëzhgues afatshkurtër të cilët monitoruan procesin e votimit në zonën funksionale Durrës.
Zgjedhjet Vendore të 21 qershorit 2015 janë zgjedhjet e para të zhvilluara në Shqipëri që kur Bashkimi Europian (BE) i dha Shqipërisë, në qershor 2014, statusin e vendit kandidat. Administrimi demokratik i zgjedhjeve shihet si një pikë e rëndësishme në hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si një shtet kandidat zyrtar. Ato jane gjithashtu zgjedhjet e para lokale të zhvilluara në kuadër të reformës së re administrative territoriale (RAT) të miratuar nga Kuvendi në vitin 2014. Me reformën e re zvogëlohet ndjeshëm numri i njësive qeverisëse vendore, nga 373 në 61 të tilla.