Trajnimi i perspektivës gjinore dhe dialogu social
Në Pukë u mbyll seria e trajnimeve për qeverisjen vendore dhe grupet komunitare mbi sherbimet publike për punësimin e grave dhe të rinjve.
Seria e trajnimeve është zhvilluar në Lezhë Shkodër dhe Pukë me qëllim ofrimin e informacionit për punonjëset/it e institucioneve në nivel vendor, për rëndësinë e përdorimit të dialogut social dhe integrimit të perspektivës gjinore në çdo fushë; informacion më të detajuar mbi gjejtjet nga vlerësimi situatës në lidhje me tregun e punës – realizuar nga organizata në kuadër të projektit SEED dhe hedhjen e hapave për ndërtimin e një plan veprimi për përmirësimin e situatës në lidhje me punësim dhe tregun e punës, me fokus veçanërisht gratë e vajzat.