Bashkia Lezhë
Bashkia Lezhë dhe Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” bashkëpunojnë për përmirësimin e aksesit në tregun e punës për gratë dhe të rinjtë, për zbutjen e papunësisë dhe përmirësimin e dialogut social dhe shërbimeve komunitare alternative bazuar në politikat e barazisë gjinore. Bashkëpunimi përfshin jo vetëm ndërhyrjen për përfituesit primarë, por edhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve vendore për përmirësimin e dialogut social mbi politikat e barazisë gjinore. Deri tani, ky bashkëpunim ka qënë i suksesshëm duke aktivizuar jo vetëm grupet e interesit, por edhe nivelet e qeverisjes si Bashki, Këshilli Qarkut, Prefekturë, si dhe institucionet rajonale të Lezhës.”
(Bashkia Lezhë)