FTESË PËR OFERTË
Emri QZHK “SOT PER TE ARDHMEN”
Adresa Lagja 3, Durrës
E-mail: info@cdc-tff.org
Afati i dorëzimit të ofertës 11.08.2023
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 11.08.2023 , në adresën e e-mailit: info@cdc-tff.org ose në adresën postare Lagja 3, Durrës.
Specifikimet teknike:
Për këtë projekt, QZHK “Sot për të Ardhmen” do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme.
| Nr | Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ | Oferta |
| 1 | Karburant tipi Diesel (Naftë) |
Specifikime:
– Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira dhe duhet të vendoset përbri produktit respektiv , në rubrikën e “ Cmimit/njësi” në formatin bashkengjitur.
– Në rast se përveç çmimit të ofruar, furnitori / ofruesi i shërbimit aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë
– Lutemi që gjatë përpilimit të ofertës suaj të keni parasysh kushtet e mëposhtme :
– Vendosni afatin e Vlefshmërisë së Ofertës suaj (të shprehur në muaj)
– Specifikoni pikat e furnizimit në të gjithë vendin (një hartë të pikave të furnizimit)
– Përpara lidhjes së kontratës, furnitori duhet t’i sigurojë CDC-TFF -së një Fletë-analizë sipas specifikimeve teknike të kryera nga laboratori i Inspekoriatit Teknik Shtetëror dhe Industrial (ISHTI)
Dorezimi:
- Dorëzimi i ofertës do të bëhet nëpërmjet email në adresën e organizatës info@cdc-tff.org brenda datës 11.08.2023 ose zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën në adresën postare Lagja 3, Durrës me zarf të mbyllur .
- Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.
Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit.
Ofertuesi i shpallur fitues do te paraqese listen e dokumenteve si me poshte para lidhjes se kontrates:
1. Emri dhe adresa e kompanisë / Ekstrakt Historik nga Regjistri Tregtar:
• Emri i kompanisë:
• Adresë:
• Email:
• Tel.:
• NIPT:
2. Deklaratë mbi konfliktin e interesave
Vleresimi i ofertave
– Vleresimi i ofertes teknike
Oferta teknike do te analizohet bazuar ne termat e references
– Vlersimi i ofertes financiare
Ofertat që tejkalojnë buxhetin maksimal të disponueshëm për kontratën do të eliminohen.
Cmimi më i ulët ndër ofertat e kualifikuara shpallet fitues.
Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.




