Burrat dhe Djemtë

burrat-dhe-djemteRrjeti i Qendrave Komunitare “Sot për të Ardhmen” i kushton vëmëndje të veçantë përfshirjes dhe angazhimit të burrave dhe djemve në fushat e veprimtarisë. Për të realizuar ndryshimet e dëshiruara për një shoqëri ku barazia është kryefjala është shumë e rendësishme përfshirja e burrave dhe djemve në të gjitha aspektet e punës që Rrjeti Qendrave për Zhvillim Komunitar zhvillon.

Burrat dhe djemtë jane partnerët kryesor në luftën për barazi gjinore, ku ata janë përfshirë në inisiativa dhe aktivitete konkrete, si “Burrat dhe Djemtë – Tregoni se jeni pjesë e Zgjidhjes”dhe “Të ecësh në këpucët e saj”.

Burrat dhe djemtë janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e Vitit të Familjes, duke u përfshirë aktivisht në rritjen positive të rolit të tyre si bashkëshortë, baballarë, vëllezër, në mbarëvajtjen dhe ndërtuar e një familje të shëndetshme sot për një të ardhme më të mire nesër.

Një vend të rëndësishëm për shërbimet komunitare është aspekti ku burrat dhe djemtë janë të përfshirë në aksionet dhe nismat komunitare si Grupi Nismëtar, nismat për përmirësimin e shërbimeve publike dhe mjedisore, infrakstrukturën në komunitet, procesin e legalizimeve, si dhe në hartimin e planeve për përmirësimin e kushteve sociale dhe të lidhura drejpërsëdrejti me mirëqeverisjen.

Burrat dhe djemtë janë gjithashtu të angazhuar në mbështetje të fuqizimit ekonomik të grave, të zbutjes së diferencave mes minoriteteve, dhe promovimit të vlerave të diversitetit.

Spote Promocionale

lajme
merr-ndihme