SEED – Gazetat periodike

seedSEED – Edukim dhe punësim për të rinjtë dhe gratë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi

Programi trevjeçar “SEED” filloi në janar 2014 për të mbështetur gratë dhe të rinjtë për të hyrë në tregun e punës, përmes edukimit dhe ndërmjetësimit për punësim. SEED përkrah zhvillimin e arsimit dhe të punësimit në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi dhe është financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Organizatat partnere implementuese janë “Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” – Shqipëri, “Syri i Vizionit” – Kosovë, “TARA Intl. Consulting” dhe “Qendra Humanitare Novi Sad” – Serbi dhe partneri kryesor lider është Volkshilfe Solidaritat.

SEED synon të përmirësojë qasjen në tregun e punës për gratë dhe të rinjtë për të zbutur varfërinë dhe për të kontribuar në barazinë gjinore.
Rajonet e ndërhyrjes së SEED:
• Shqipëria (rrethet Shkodër, Pukë dhe Lezhë)
• Serbia (Apatin dhe Kula në veri dhe Surdulica dhe Vladicin Han në jug)
• Kosova (rajoni Dukagjin)

Shqipëri
Programi në Shqipëri implementohet nga Qendra për Zhvillim Komunitar “Sot për të ardhmen” (CDC-TFF).
Logjika e ndërhyrjes së saj është e lidhur me strukturën objektive të kornizës së programit. Me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim Shqipëri (ADA), Volkshilfe Solidarität Leben dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (MMSR), ajo është fokusuar në krijimin e terrenit të suksesshëm për trainime profesionale dhe aftësimit për jetën të grave dhe të rinjve përfitues të projektit , dhe në të njëjtën kohë në përfshirjen e institucioneve lokale dhe aktorëve të tjerë private në një proces të qëndrueshëm dhe të përbashkët të fuqizimit të grave dhe të rinjve.
Barazia gjinore është në fokusin e ndërhyrjes së programit si një mjet për të lehtësuar integrimin social dhe ekonomik të grave në tregun e punës dhe në shoqëritë lokale dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi ndërhyrjet shtetërore në këtë drejtim, e cila është relevante me fushat e synuara të veprimit në Shqipëri.
Ndërhyrja e programit është e bazuar në mekanizmat e dizajnuara për të përmirësuar bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve aktivë në fuqizimin e grave dhe të rinjve, nëpërmjet përdorimit të metodave vertikale dhe horizontale. Baza e ndërhyrjes do të sigurohet me studime përkatëse dhe vlerësimet të cilat do të krijojnë themelet e nevojshme dhe të qëndrueshme për punësim të grave dhe të rinjve.
Përveç kësaj, sistemi i Aftësimit dhe Formimit Profesional (AFP) shtetëror do të përfshihen në këtë projekt duke siguruar trajnimin për përfituesit e projektit. Ndërmjetësimi për punësimin e grave dhe të rinjve do të nxitet nga veprimet që synojnë punësimin e qëndrueshëm në bashkëpunim dhe rrjetëzim me qeverisjen vendore, institucionet publike, OJF-të e tjera, sektorin privat dhe grupimet përkatëse.
Ndërhyrja e programit përfshin shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave know – how që do të rrisin bashkëpunimin dhe ndërveprimin me Serbinë dhe partnerët e Kosovës në zhvillimin social, ekonomik të komunitetit dhe barazinë gjinore, e cila do të krijojë mundësi të reja për vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta drejt fuqizimit ekonomik dhe social rajonal brenda kornizës së përgjithshme të programit.



Newsletter
1seed 2
seed 3 seed 45Quaterly-Newsletter-6

http://www.entwicklung.at/aktuelles/solidaritaet-kennt-keine-grenzen/
http://www.volkshilfe.at/seed
http://www.volkshilfe.at/news?iD=140
http://www.volkshilfe.at/presse?iD=92
https://www.facebook.com/SyriiVizionit

 


Spote Promocionale

lajme
merr-ndihme