Thirrje Interesi për blerje

    Durrës, më 28/08/2023

    Lënda: Thirrje Interesi për blerje

    Aktiviteti 2.4.2.6- Audio-visual equipment and electronic equipment for administration (projectors, screens, sound systems, microphones, video conferencing equipment, Laptop, hearing aids, sign language interpretation services, printers, scaners, copiers)

    QZHK “Sot për të Ardhmen” po zbaton projektin “Ngritja e Qendrës së Resiliencës në Bashkinë Durrës.” në kuadër të Programit “Increasing Community Resilience”, i cili financohet nga USAID dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur prioritetet e Qeverisë Shqiptare. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të furnizimin me pajisje audio-visuale per qendrën e reziliencës.

    Kushtet për pjesëmarrje:

    Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 10.09.2023, në adresën e e-mailit: info@cdc-tff.org ose në adresën postare : Lagja 3, Durres.

    Kritere për kualifikim:

    Ne momenti e aplikimit paraqesni oferten tuaj.

    Ofertuesi i shpallur fitues do te paraqese listen e dokumenteve si me poshte para lidhjes se kontrates:

    1.         Emri dhe adresa e kompanisë / Ekstrakt Historik nga Regjistri Tregtar:

    •           Emri i kompanisë:

    •           Adresë:

    •           Email:

    •           Tel.:

    •           NIPT:

    2.         Deklaratë mbi konfliktin e interesave

    Kushte të përgjithshme:

    • Produkti i ofruar do të rishikohet bazuar në plotësinë dhe pajtueshmërinë e ofertës me specifikimet minimale të përshkruara më sipër dhe çdo aneks tjetër që ofron detaje të kërkesave të QZHK-së.
      • Do të zgjidhet oferta që përputhet me të gjitha specifikimet, kërkesat dhe ofron çmimin më të ulët, si dhe të gjitha kriteret e tjera të vlerësimit të treguara. Çdo ofertë që nuk plotëson kërkesat do të refuzohet.
      • Çdo mospërputhje ndërmjet çmimit për njësi dhe çmimit total (i përftuar duke shumëzuar çmimin dhe sasinë për njësi) do të rillogaritet nga QZHK. Çmimi për njësi do të mbizotërojë dhe çmimi total do të korrigjohet. Nëse furnizuesi nuk pranon çmimin përfundimtar bazuar në rillogaritjen e QZHK-së dhe korrigjimin e gabimeve, oferta i tij do të refuzohet.
      • Në çdo kohë gjatë vlefshmërisë së ofetës, asnjë variacion çmimi për shkak të përshkallëzimit, inflacionit, luhatjes së kursit të këmbimit ose ndonjë faktori tjetër tregu nuk do të pranohet nga QZHK pasi të ketë marrë ofertën. Në momentin e dhënies së kontratës ose urdhërblerjes.
      • QZHK-ja nuk është e detyruar të pranojë asnjë ofertë, as të japë një kontratë/urdhër blerjeje, as të jetë përgjegjës për ndonjë kosto që lidhet me përgatitjen dhe dorëzimin e një oferte nga një Furnizues, pavarësisht nga rezultati ose mënyra e kryerjes së procesit të përzgjedhjes.
      • QZHK inkurajon çdo shitës të mundshëm që të shmangë dhe parandalojë konfliktet e interesit, duke i bërë të ditur UNDP-së nëse ju, ose ndonjë prej filialeve ose personelit tuaj, keni qenë të përfshirë në përgatitjen e kërkesave, dizajnit, specifikimeve, vlerësimeve të kostos dhe informacioneve të tjera të përdorura në këtë RFQ.
      • QZHK zbaton një tolerancë zero ndaj mashtrimit dhe praktikave të tjera të ndaluara, dhe është e përkushtuar të identifikojë dhe adresojë të gjitha aktet dhe praktikat e tilla kundër QZHK-së, si dhe palëve të treta të përfshira në aktivitetet e QZHK-së. QZHK pret që furnizuesit e tij t’i përmbahen Kodit të Sjelljes së Furnizuesve të OKB-së që gjendet në këtë lidhje: http://ëëë.un.org/depts/ptd/pdf/conduct_english.pdf

    Vleresimi i ofertave

    –           Vleresimi i ofertes teknike

    Oferta teknike do te analizohet bazuar ne termat e references

    –           Vlersimi i ofertes financiare

    Ofertat që tejkalojnë buxhetin maksimal të disponueshëm për kontratën do të eliminohen.

    Cmimi më i ulët ndër ofertat e kualifikuara shpallet fitues.

    Kushtet e pageses

    Sipas rregullave të prokurimit pagesa do te behet përmes llogarisë rrjedhëse pas prezantimit te faturës origjinale, ose cash brenda limiteve te percaktuara ne legjislacinin Shqiptar. (kushtet e sakta të pagesës mund t’i nënshtrohen  negociatave të mëtejme).

    Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës të publikuar këtu, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike: info@cdc-tff.org.

    Aneks 1:

    ArtikujtNjesiaSasia
    Powered Speakercope2
    Analog Mixercope1
    Microphone Wirelesscope2
    Microphone Cablecope4
    Speaker Standcope2
    Guitar Classiccope1
    Digital Keyboardcope1
    Ksilophonecope2
    Tamburocope4
    Cabasacope2
    Djembecope2

    OFERTË

    Drejtuar:                                QZHK “Sot për të Ardhmen”

                             Per Qendren “Fuqizojme Komunitetin” Bashkia Durres

    PërshkrimiCmimi me TVSH
    Powered Speaker 
    Analog Mixer
    Wireless
    Microphone Cable
    Speaker Stand
    Guitar Classic
    Digital Keyboard
    Ksilophone
    Tamburo
    Cabasa
    Djembe

    Subjekti:

    Nipt:

    Perfaqesues i subjektit :

    (firme dhe vule)

    ______________________                                                                                                            Data:___/___/2023