Bekimi – Grupi i vullnetarëve të rrjetit “Sot për të Ardhmen”

    Unë jam Bekimi 21 vjeç, student i Punës Sociale dhe aktivist në shoqërinë civile prej afro tre vitesh.
    Dua të ndaj historinë time me Rrjetin e Qendrave për Zhvillim Komunitare “Sot Për të Ardhmen” që mua më pëlqen ta thërras “familja e madhe”. Për të shprehur atë qe kam jetuar gjatë dy viteve eksperience dhe angazhimi nuk do të mundem ti them në këtë përmbledhje, por ama ca detaje që për mua do të jenë në memorien time për një kohë gjatë, në mos të them për gjithë jetën:
    -Stafi të cilin me pak fjalë do ta përshkruaja të palodhur, gjithpërfshirës, motivues dhe të suksesshëm, mbi të gjitha në qëllimet e tyre dhe tonat tashmë.
    -Marrëdhënieve mes anëtarëve të stafit dhe meje si aktivist pranë qendrës ka qenë motivuese për të dhënë më të mirën time.

    Dhe unë kam vetëm një fjalë për të përshkruar mirënjohjen dhe vlerësimin tim për Rrjetin “Sot për të Ardhmen” FALEMIDERIT!!!